Foto: Protestë nesër në Prizren kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale

Protestë nesër në Prizren kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale

Fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës kanë paralajmëruar protestë paqësore për të premten, më 25 shtator, në sheshin Shadervan të Prizrenit. Tubimi do të mbahet në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Protesta është thirrur në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta, përmes nismës së emërtuar “Pasardhësit e UÇK-së”. Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 19:00.

Organizatorët e cilësojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale të padrejtë dhe kanë theksuar se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore.