Endrit Thaçi pas bisedës me babain: Të gjithë janë të fortë
Endrit Thaçi foli për gazetarët gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë, ku u pyet për bisedën që kishte zhvilluar me babain e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi. Deklarata e tij vjen pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale.
Djali i Hashim Thaçit tha se të gjithë ish-krerët e UÇK-së janë të fortë dhe vazhdojnë të jenë të bindur në pafajësinë e tyre. “Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, u shpreh ai.
Gjatë protestës, Endrit Thaçi u pyet edhe për gjendjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve pas vendimit të Speciales. Protesta në Prishtinë u zhvillua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.