Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Përleshje me thika në Mitrovicë, i dyshuari merr një muaj paraburgim

Një përleshje me thika në rrugën “Adem Jashari” në Mitrovicë ka përfunduar me dy persona të plagosur dhe me caktimin e një muaji paraburgim për të dyshuarin.

Gjatë incidentit u lëndua edhe një zyrtar policor jashtë detyrës. Të plagosur janë Arjanit Islami, 31 vjeç, dhe Arber Islami, 26 vjeç.

Për rastin është arrestuar Granit Fazliu, 19 vjeç, i cili është i dyshuari për përleshjen. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.