Kurti dikur: “Shko Hashim në Hagë”, tani premton korrigjimin e verdiktit
Albin Kurti dikur kërkonte që Hashimi të shkonte në Hagë, ndërsa tani premton se do të mbështesë korrigjimin e verdiktit të Gjykatës Speciale. Ky është qëndrimi i ri i kryeministrit lidhur me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kanë kaluar katër ditë nga vendimi i Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vite burg. Kurti e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë juridikisht e moralisht dhe të pasaktë historikisht.
Sipas qëndrimit të bërë publik, qeveria është e përkushtuar të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet për korrigjimin e vendimit. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Speciale po kundërshtohet nga qytetarë të Kosovës përmes protestave masive, të zhvilluara ditë e natë.