Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mund ta ushtrojë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa pas skadimit të afatit gjashtëmujor vendimmarrja mund të kontestohet, ka thënë Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Bugaqku ka deklaruar se pas 4 tetorit Haxhiu nuk do të ketë më të drejtë ta ushtrojë detyrën e presidentes. Ai e ka lidhur këtë qëndrim me nenin 90, paragrafin 3 të Kushtetutës së Kosovës.
Sipas interpretimit të tij, kjo dispozitë përcakton se posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj. Për pasojat në vendimmarrje pas këtij afati, Bugaqku ka paralajmëruar se vendimet mund të kontestohen.