Foto: Nesër nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Mejën

Nesër nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Mejën

Nesër mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës, në një proces që lidhet me një nga rastet më të rënda të trajtuara nga drejtësia në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve në dhjetor të vitit 2023. Procesi gjyqësor do të zhvillohet pa praninë e tyre.

Aktakuza është ndryshuar më 23 dhjetor 2024. Gjykimi i planifikuar për nesër shënon hapin e radhës në procedurën gjyqësore për rastin e Masakrës së Mejës.