Të shtënat në aheng në Gaçkë, 40-vjeçarit i sekuestrohet Zoraki 917
Një aheng familjar në fshatin Gaçkë të Ferizajt u shoqërua me të shtëna armësh mbrëmjen e 19 shtatorit, duke vënë në lëvizje Policinë. Rasti u raportua rreth orës 20:50, pasi në zonë u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj dolën në vendin e ngjarjes dhe identifikuan shtëpinë ku po mbahej ahengu. Aty u kontaktua me një 40-vjeçar, i cili pranoi se gjatë ahengut kishte shtënë disa herë me armë.
Atij iu sekuestrua një pistoletë e zezë e llojit Zoraki 917. Për rastin u njoftua Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe u iniciua rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.