Katër të rinj shqiptarë të zhdukur në Angli, kërkohet ndihma e publikut
Katër të rinj shqiptarë janë kategorizuar si të zhdukur në Angli, ndërsa shërbimet sociale kanë kërkuar ndihmën e publikut për lokalizimin e tyre.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People”, të cilave u është referuar gazetari Muhamed Veliu, njëri prej të rinjve kërkohet që prej vitit 2018. Bëhet fjalë për Bledar Ismailajn, i cili në kohën e zhdukjes ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk.
Ervis Ndreca, po ashtu 17 vjeç, kërkohet pasi ishte larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex, më 14 korrik 2022. Nga zona e Sussexit është shpallur i zhdukur edhe Akil Dervishi, 17 vjeç, i cili ishte parë për herë të fundit më 4 maj 2022.
Ndihma e publikut është kërkuar edhe për Denis Haliajn, 17 vjeç. Pas mbërritjes në Angli, ai ishte akomoduar në Manchester, ndërsa kontakti i fundit me të ishte më 15 gusht 2021.