Ari Bajgora reagon ndaj mbishkrimit “Kosova është Serbi” në Oslo
Ari Bajgora ka reaguar në Instagram pasi në një mur përgjatë lumit Akerselva, në lagjen e tij në Oslo, ishte shkruar “Kosovo er Serbia”, që në shqip do të thotë “Kosova është Serbi”.
Artisti shqiptar i hip-hopit publikoi fotografi të mbishkrimit, duke e bërë të ditur se mesazhi ishte shfaqur pranë vendit ku jeton. Pamjet tregojnë murin përgjatë lumit dhe shkrimin me përmbajtje politike.
Në një tjetër pamje të publikuar nga Bajgora, mbishkrimi shihet i mbuluar me bojë të zezë. Artisti e cilësoi praninë e tij si “të trishtueshme dhe provokuese”.