Foto: Trumpi paralajmëron Iranin: marrëveshje, presion ose përshkallëzim ushtarak

Trumpi paralajmëron Iranin: marrëveshje, presion ose përshkallëzim ushtarak

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se përballë tij janë disa skenarë, përfshirë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, presionin ekonomik ose përshkallëzimin ushtarak.

Në një intervistë telefonike për Fox News, Trumpi tha se ndodhet pranë një vendimi të rëndësishëm lidhur me hapat e ardhshëm ndaj Iranit. Deklarata e tij vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësitë e veprimit ndaj Teheranit.

Sipas Trumpit, Irani duhet të sillet mirë, përndryshe Amerika do ta bëjë “kripë e kepë”. Paralajmërimi lë të hapura si mundësinë e një marrëveshjeje, ashtu edhe presionin ekonomik apo një përshkallëzim ushtarak.