Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM pas muajsh heshtje
Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht se i ka dhënë fund lidhjes me DJ PM, pas disa muajsh heshtje për raportin mes tyre.
Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një përgjigjeje në Instastory, ku u pyet nëse ajo dhe DJ PM vazhdonin të ishin bashkë. Berisha u përgjigj: “Jo, ne nuk jemi më bashkë”.
Sipas përgjigjes së saj, ndarja kishte ndodhur disa muaj më parë, para se lajmi të bëhej publik. Ky është konfirmimi i parë publik i Sarah Berishës për përfundimin e lidhjes me DJ PM.