Foto: Hoti kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit pas aktgjykimit të Speciales

Hoti kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit pas aktgjykimit të Speciales

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoti ka kërkuar që Kuvendi të debatojë për zhvillimet pas aktgjykimit dhe të shprehë qëndrimin institucional të Kosovës. Sipas tij, shteti duhet të flasë qartë për këtë çështje.

Hoti ka thënë se sot është dita e gjashtë e protestave pas aktgjykimit, ndërsa Kuvendi ende nuk është mbledhur për të diskutuar lidhur me këto zhvillime.