Foto: Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar

Kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar

Kontrollet e sigurisë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë çuar në sekuestrimin e një telefoni dhe të një substance të dyshuar narkotike, duke parandaluar futjen e kontrabandës në institucion.

Kontrollet janë kryer me qëllim parandalimin dhe identifikimin e mjeteve të ndaluara dhe materialeve të palejuara brenda qendrës së paraburgimit.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Sigurisë së Qendrës, bazuar në informatat e siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektori i Sigurisë.