Kurti: Një ekip i përbashkët do të bënte më shumë në Hagë
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se shteti i Kosovës do të kishte bërë më shumë në mbrojtjen e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse ata do të kishin pasur një ekip të përbashkët avokatësh në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kurti tha se secili prej ish-krerëve kishte ekipin e tij mbrojtës, duke lënë të kuptohet se kjo strategji nuk ishte zgjedhja më e mirë përballë Speciales. Deklaratën e bëri gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje nga një studente.
Ai u zotua se Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë avokatët e ekipeve mbrojtëse në fazën e Apelit në Hagë. Kjo vjen pasi katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan në shkallën e parë me gjithsej 81 vjet burgim.