Pettifer kërkon rishikimin e raportit të Kosovës me misionet ndërkombëtare
Pas aktgjykimit të Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare, ka thënë historiani britanik James Pettifer. Ai ka vënë në pikëpyetje nëse misione si EULEX-i kanë ende rol në vend.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Pettifer, ligjërues i Historisë së Ballkanit në St Cross College të Universitetit të Oksfordit, tha se Kosova nuk duhej ta refuzonte krijimin e Dhomave të Specializuara.
Sipas tij, Kosova duhej të negocionte ndryshe kushtet mbi të cilat u themeluan këto dhoma. Deklarata e tij e lidh rishikimin e raportit me misionet ndërkombëtare me zhvillimet pas aktgjykimit të Hagës.