“Jo në emrin tim”, protestë më 27 shtator në Gjenevë
Një manifestim me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet më 27 shtator në Gjenevë, ku shqiptarët nga Zvicra dhe diaspora pritet të mblidhen për të shprehur mbështetje ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi do të nisë në orën 14:00 në Place des Nations, pranë “Karriges së Madhe”. Organizatorët e kanë paralajmëruar manifestimin edhe me motot “Liria ka emër” dhe “Paanshëm, për atdhe”.
Në fokus të protestës do të jenë edhe viktimat shqiptare të luftës, personat ende të pagjetur dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë dhe të ruajnë kontekstin historik të luftës së Kosovës.