Foto: Dëshmi e rëndë në gjykimin e Ramadan Morinës: “Burrin ma morën me vra”

Dëshmi e rëndë në gjykimin e Ramadan Morinës: “Burrin ma morën me vra”

Një dëshmi e rëndë u dha në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, ku po shqyrtohet përgjegjësia e pretenduar për masakrën e 34 civilëve. Në seancën e sotme, një dëshmitare përshkroi momentin kur, sipas saj, bashkëshorti i saj, Imeri, u mor për t’u vrarë.

Dëshmitarja tha se personat që iu drejtuan bashkëshortit të saj flisnin shqip dhe përmendën një pushkë. “Burrin tem, kur ma kanë marrë me vra, kanë thanë: ‘Imer, ti ki pushkë 20-she’. Shqip i kanë thanë, shqiptarë kanë qenë”, deklaroi ajo para trupit gjykues.

Gjatë dëgjimit të dëshmitarëve u përmendën edhe persona të maskuar, të cilët, sipas rrëfimit të dhënë në seancë, kishin qen me vete. “Ata kanë pasur qen me vete, shqip na kanë folur, të maskuar”, u tha gjatë dëshmisë.

Rrëfimet u paraqitën në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Morinës, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile. Dëshmia e sotme u fokusua te momentet kur bashkëshorti i dëshmitares u mor nga personat e përshkruar në sallën e gjyqit.