Protesta në Klinë kundër vendimit të Speciales, në ballë djemtë e Krasniqit dhe Selimit
Qytetarë të shumtë janë mbledhur të enjten në Klinë në një protestë kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi është organizuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta nis zyrtarisht në orën 12:00 dhe mbahet nën moton “Për drejtësi, për dinjitet, për Kosovën”. Në tubim është përdorur edhe mesazhi “Kush sulmon UÇK-në, sulmon lirinë”.
Në ballë të protestës janë parë djali i Jakup Krasniqit dhe djali i Rexhep Selimit, të cilët po marrin pjesë në tubimin e organizuar në Klinë.