Foto: Tre policë të Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetëve

Tre policë të Podujevës nderohen me medalje për shpëtimin e jetëve

Tre zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë në Podujevë janë nderuar me medalje për shpëtimin e jetëve, pas veprimeve të tyre të guximshme në dy raste të rënda.

Mes policëve të vlerësuar është edhe Skender Fetahu, i cili më 2 korrik intervenoi në një incident në Podujevë, ku u plagosën tre persona. Gjatë ndërhyrjes, ai arriti ta çarmatoste njërin nga të dyshuarit.

Dy zyrtarët e tjerë u nderuan për ndërhyrjen në një rast tjetër, ku arritën t’ia shpëtonin jetën një vajze. Për veprimin e tre policëve shprehu krenari edhe togerja Antigona Çitaku-Dibrani, e cila vlerësoi guximin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në shërbim të qytetarëve.