Shtylla e dëmtuar rrezikon banorët në Billushë, lagjja prej ditësh pa rrymë
Një shtyllë elektrike e dëmtuar dhe e anuar ndjeshëm po rrezikon banorët dhe kalimtarët në rrugën “Ahmet Shukuri”, në fshatin Billushë të Prizrenit. Në të njëjtën kohë, një pjesë e lagjes ka mbetur pa energji elektrike prej disa ditësh.
Shtylla është prej druri dhe, sipas shqetësimit të ngritur nga një qytetar, gjendja e saj kërkon ndërhyrje urgjente. Banorët po kërkojnë që KEDS-i të veprojë për ta adresuar problemin.
Problemi ka nisur para rreth tre deri në katër ditësh, kur shtylla është dëmtuar dhe ka nisur të anohet ndjeshëm. Kjo ka shtuar shqetësimin për sigurinë e personave që jetojnë në këtë pjesë të fshatit ose kalojnë nëpër rrugën “Ahmet Shukuri”.