Foto: Tre të arrestuar për fajde e kanosje në Prishtinë

Tre të arrestuar për fajde e kanosje në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe “Kanosja”. Arrestimet u kryen gjatë një aksioni të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Sipas të dhënave të bëra publike, të arrestuarit janë Bashkim Mehanolli, 44 vjeç, Sherbim Berisha, 52 vjeç, dhe Menduart Berisha, 27 vjeç. Ata janë arrestuar më 23 shtator, rreth orës 17:20.

Pas arrestimeve, hetuesit kanë kryer kontrolle në dy lokacione në kuadër të këtij aksioni. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona dhe prova të tjera materiale të lidhura me procedurën penale.