Vlora Hyseni del nga GJKKO me arrest në shtëpi, nuk u përgjigjet gazetarëve
Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Hyseni ishte paraqitur në GJKKO për seancën ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj saj. Pas përfundimit të seancës, ajo u largua nga gjykata.
Gazetarët e pyetën Hysenin: “A i keni fikur radarët?”. Ish-drejtoresha e SHISH-it nuk iu përgjigj pyetjes pasi doli nga ambientet e gjykatës.