Foto: Klodi reagon pas ndarjes nga Elijona: mohon tradhtinë dhe keqtrajtimin

Klodi reagon pas ndarjes nga Elijona: mohon tradhtinë dhe keqtrajtimin

Pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona, Klodi ka reaguar për herë të parë publikisht. Ish-banori i Big Brother VIP Kosova iu drejtua ndjekësve të tij përmes një postimi në Instagram, lidhur me zhvillimet e fundit.

Në reagimin e tij, Klodi ka mohuar kategorikisht teoritë që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ai ka bërë të qartë se në lidhjen e tyre, nga ana e tij, nuk ka pasur as tradhti dhe as keqtrajtim.

Reagimi vjen pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona, ndërsa Klodi nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet që çuan në përfundimin e lidhjes. Ai ka thënë se dashuria dhe respekti për Elijonën do të mbeten gjithmonë.