Arrestohet në Rahovec, dyshohet se merrte deri në 500 euro ryshfet
Një person është arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se u ka kërkuar dhe marrë ryshfet pronarëve të bizneseve për të mos i kontrolluar lokalet e tyre ose për t’ua shmangur ndëshkimet.
Sipas dyshimit, shumat e ryshfetit kanë arritur deri në 500 euro. Rasti është zbuluar pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacione se personi, në periudha të ndryshme, u kishte kërkuar ryshfet bizneseve.
Pas pranimit të informacionit, Policia ka nisur trajtimin e rastit dhe ka siguruar dëshmi lidhur me kërkesat dhe marrjen e parave. Arrestimi është kryer në Rahovec, ndërsa personi dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.