Të dielën në Shkup mbahet marshi me moton “Jo në emrin tim”

Një marsh protestues do të mbahet të dielën në Shkup, me moton “Jo në emrin tim”, në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve dhe kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të publikuar nga platforma “Liria ka Emër”, marshi do të mbahet në orën 14:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Thirrja për marsh e përcakton si temë kryesore kundërshtimin ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa aktiviteti është planifikuar të zhvillohet të dielën.