Foto: Të shtëna në Mazgit: Megzon Sefedini kërkohet pas dyshimeve se qëlloi drejt një personi

Të shtëna në Mazgit: Megzon Sefedini kërkohet pas dyshimeve se qëlloi drejt një personi

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e 23 shtatorit në Mazgit të Obiliqit, ku një person dyshohet se ka shtënë në drejtim të njërit prej ankuesve. Pas rastit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personi që po kërkohet në lidhje me këtë rast është Megzon Sefedini, 37 vjeç. Dyshimet lidhen me një incident të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia”.

Rasti është raportuar si ngjarje me armë zjarri, ndërsa Sefedini po kërkohet për t’u sqaruar lidhur me të shtënat dhe largimin nga vendi i ngjarjes.