Gërvalla përkujton Banjskën dhe ndal komentet në Facebook
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë. Në këtë rast, ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos mbyllë sytë.
Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla ka shkruar për sulmin e 24 shtatorit 2023, ku humbi jetën Bunjaku. Rreshteri i Policisë së Kosovës tashmë është shpallur hero.
Gërvalla ka ndaluar edhe komentet në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke pamundësuar komentimin e postimit. Në të njëjtin zhvillim, ajo ka përkujtuar Banjskën, por nuk ka përmendur katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.