Foto: Profesori spanjoll për vendimin ndaj Thaçit: Ligji si mbulesë për politikën

Profesori spanjoll për vendimin ndaj Thaçit: Ligji si mbulesë për politikën

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, duke e vënë atë në kontrast me dënimet për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Në një shkrim të tij, Urías ka argumentuar se dënimi ndaj Thaçit është më i ashpër se ai që, sipas tij, u është shqiptuar organizatorëve serbë të përpjekjeve për gjenocid në Kosovë.

Qëndrimi i profesorit spanjoll e lidh drejtpërdrejt vendimin ndaj Thaçit me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Në titullin e shkrimit të tij, ai e përshkruan ligjin si një mbulesë për politikën.