I riu kosovar kërkohet në Gjermani pas vdekjes së një 15-vjeçari
Një 15-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një 18-vjeçar është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Marsberg të Gjermanisë. Në mesin e dy personave që po kërkohen publikisht nga Policia gjermane është edhe një i ri kosovar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 shtatorit 2026, rreth orës 20:15 deri në 20:30, në landin Nordrhein-Westfalen. Sipas të dhënave të bëra publike, incidenti pasoi një përleshje mes katër personave.
Policia gjermane ka nisur kërkimin publik për dy të dyshuarit, të cilët dyshohet se janë përfshirë në përleshjen ku humbi jetën 15-vjeçari dhe u plagos rëndë 18-vjeçari. Hetimi lidhet me ngjarjen e rëndë në Marsberg.