Trumpi njofton marrëveshje për kontrollin e sigurisë në Grenlandë
SHBA-ja, Danimarka dhe Grenlanda kanë nënshkruar një marrëveshje të re për sigurinë, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm për praninë amerikane në Arktik.
Trump njoftoi se marrëveshja me Danimarkën dhe Grenlandën i jep Uashingtonit “kontroll të përhershëm mbi sigurinë” në këtë territor gjysmëautonom danez.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë menjëherë zhvillimin e një pranie të madhe ushtarake në ishull, duke theksuar rëndësinë strategjike të Grenlandës për sigurinë në Arktik.
Duke folur para ceremonisë së nënshkrimit, Trump e përshkroi marrëveshjen si “të jashtëzakonshme” dhe tha se për të ishte punuar për një kohë të gjatë. Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e përshëndeti marrëveshjen e re të sigurisë mes tri palëve.