18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani
Një 18-vjeçar nga Kosova është dënuar me nëntë vjet burgim në Gjermani, pasi u shpall fajtor për dy raste të tentativës për vrasje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë Rajonale e Dyseldorfit.
I riu akuzohej se kishte tentuar të vriste mësuesen e tij dhe një person tjetër, në kuadër të një serie sulmesh të motivuara nga ideologjia islamiste. Për shpalljen e fajësisë bëri të ditur një zëdhënëse e gjykatës.
Fajësia u shpall të martën, më 22 shtator. Me nëntë vjet burgim, gjykata caktoi një dënim që lidhet me dy tentativat për vrasje dhe lëndimin e rrezikshëm trupor, për të cilat 18-vjeçari ishte akuzuar.