Foto: Donjeta Sadiku lufton të mërkurën për medalje në Kampionatin Evropian

Donjeta Sadiku lufton të mërkurën për medalje në Kampionatin Evropian

Donjeta Sadiku do të ngjitet të mërkurën në ring në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”, ku do të luftojë për një vend në gjysmëfinale dhe për mundësinë e sigurimit të medaljes.

Boksierja kosovare do të përballet në çerekfinale me holandezen Maund van der Toorn. Fitorja në këtë duel do t’i sigurojë Sadikut kualifikimin në gjysmëfinale dhe, me këtë, edhe një medalje në Evropian.

Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, meçi në kategorinë deri në 60 kilogramë do të zhvillohet më 23 shtator, në ringun “B”, duke nisur nga ora 13:30.