Foto: Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një takim me kongresistin amerikan George Latimer, ku është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas informatave të bëra të ditura nga Kurti, në takim janë trajtuar zhvillimi ekonomik, siguria, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.

Një nga çështjet e ngritura ishte edhe Kampi Bondsteel. Kurti ka kërkuar që ai të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane.

Gjatë takimit është diskutuar gjithashtu për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe për nevojën e hapjes së arkivave nga Serbia.