Foto: Britania paralajmëron udhëtarët për protestat pas vendimit të Hagës

Britania paralajmëron udhëtarët për protestat pas vendimit të Hagës

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një njoftim për shtetasit britanikë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, duke i paralajmëruar për protestat pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, në Kosovë po zhvillohen grumbullime të mëdha, veçanërisht në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes. Autoritetet britanike paralajmërojnë se këto tubime mund të shkaktojnë pengesa në trafik dhe në transportin publik.

Udhëtarëve u është kërkuar të informohen rregullisht për zhvillimet lokale, të planifikojnë më shumë kohë për udhëtim dhe të qëndrojnë larg turmave të mëdha ose protestave.