Foto: Kushtetuesja konstaton se Kuvendi u konstituua pas afatit

Kushtetuesja konstaton se Kuvendi u konstituua pas afatit

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës u konstituua pas afatit të përcaktuar. Vendimi lidhet me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilave u kontestua kushtetutshmëria e disa vendimeve të Kuvendit.

Kontestimet përfshinin zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së re dhe zgjedhjen e Qeverisë.

Kërkesat ishin parashtruar nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me këto çështje, duke e vënë në qendër të tij afatin për konstituimin e Kuvendit.