Mijëra lëndë në pritje, krerët e gjykatave ngrenë alarmin
Mijëra lëndë gjyqësore në pritje, mungesa e gjyqtarëve dhe kushtet e punës u vendosën në qendër të mbledhjes së sotme të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës.
Gjatë takimit u diskutuan pagat e gjyqtarëve, mungesa e stafit, grumbullimi i lëndëve gjyqësore, dështimi i seancave dhe përdorimi i inteligjencës artificiale. Këto çështje u paraqitën si shqetësime që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Drejtuesit e institucioneve gjyqësore kërkuan masa për përmirësimin e kushteve të punës, plotësimin e vendeve të lira për gjyqtarë dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve. Në mbledhje u ngritën gjithashtu shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet puna në gjykata dhe për vonesat e krijuara nga seancat e dështuara.