Grafite pranë Fakultetit Juridik ftojnë në protestën e orës 21:00
Pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite me thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte, në orën 21:00. Mbishkrimet janë vendosur në hapësirën pranë fakultetit.
“UÇK. Hajde edhe ti në shesh”, shkruhet në grafitet e shfaqura në atë zonë. Përmes kësaj thirrjeje, qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Prishtinë.
Protesta pritet të mbahet kundër vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Grafitet janë shfaqur para zhvillimit të tubimit të paralajmëruar për orën 21:00.