Mark Rutte kalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka kaluar pranë figurës së Adem Jasharit gjatë vizitës së tij të parë në selinë e Përbashkët të Forcave të Gardës Kombëtare të Iowas.
Në pamjet e shpërndara nga Garda Kombëtare e Iowas, Rutte shihet duke kaluar pranë një hapësire ku janë vendosur artefakte me motive shqiptare, mes tyre edhe figura e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.
Gjatë vizitës ishte i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në NATO, Matthew G. Takimi u zhvillua në selinë e Gardës Kombëtare të Iowas.