Foto: Klestori Veseli sërish në protestë, mesazhi i tij në bluzë

Klestori Veseli sërish në protestë, mesazhi i tij në bluzë

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon për të tetën ditë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në mesin e qytetarëve që po marrin pjesë sërish është edhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit. Ai ka qenë i pranishëm edhe në ditët e mëparshme të protestës, e cila po mbahet çdo mbrëmje në qendër të Prishtinës.

Mesazhi në bluzën e tij thotë: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit, për lirinë e vendit tim”.