Yll Limani para protestuesve: Të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi
Yll Limani iu drejtua protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke folur nga skena, këngëtari u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të dalin në protestë dhe të qëndrojnë të bashkuar. “Ju gëzoftë zemra krejtve që keni dalë sonte, edhe duhet me vazhdu me dalë krejt së bashku, deri të kemi drejtësi”, tha Limani.
Ai foli gjithashtu për gjendjen emocionale të shumë protestuesve gjatë këtyre tetë ditëve, duke përmendur ndjenjën e rëndesës, mllefit dhe pyetjen se si është arritur deri në këtë pikë.