Leonora Jakupi emocionon protestuesit në Prishtinë me mesazhin për UÇK-në
Leonora Jakupi emocionoi protestuesit në Prishtinë me mesazhin e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Artistja mori pjesë në protestën kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë fjalimit, Jakupi u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe historinë e saj.
“Të mos harrojmë vlerën tonë më të shtrenjtë, Ushtrinë tonë Çlirimtare dhe djemtë tanë më të mirë”, tha ajo para protestuesve, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen “UÇK, UÇK”.