Xhoxhaj kërkon duelin për titullin botëror me Agit Kabayelin
Labinot Xhoxhaj ka kërkuar duelin me kampionin e botës, Agit Kabayel, duke shprehur gatishmërinë për t’u përballur me të për titullin e botës në versionin WBC.
Kampioni evropian në peshën e rëndë e ka bërë të qartë se është gati të boksojë edhe këtë të shtunë, nëse i jepet mundësia për përballjen e shumëkërkuar.
Boksieri shqiptar nga Kosova është përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për duelin që po planifikohet të zhvillohet më 28 nëntor në Gjermani. Përballja ende paraqitet si një mundësi e planifikuar, ndërsa Xhoxhaj ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij.