Tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca: përgjegjësit ende të lirë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë, nga i cili nesër bëhen tri vjet. Në sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë qëndrimit në New York, Konjufca deklaroi se personat që e kryen sulmin vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi. Ai e riktheu këtë çështje në vëmendje në prag të përvjetorit të ngjarjes.
Sipas Konjufcës, rasti i Banjskës tregon nevojën për llogaridhënie, të cilën ai e konsideron të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.