Kurti dhe Mickoski diskutojnë për tunelin Prizren-Tetovë në New York
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa në fokus të bisedës ishte edhe projekti i tunelit Prizren-Tetovë.
Takimi u zhvillua në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se me Mickoskin diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.
Sipas njoftimit të Kurtit, gjatë takimit ai theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për realizimin e tunelit Prizren-Tetovë. Në bisedë u përmend edhe zbatimi i marrëveshjes për thëngjillin.