Gogu për arrestin shtëpiak të Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar arrestin shtëpiak të caktuar nga Gjykata e Posaçme ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Ai tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se për përcaktimin e saj duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.
Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Gogu deklaroi se qeveria e ka marrë përgjegjësinë politike përmes vendimit për largimin e Hysenit nga drejtimi i institucionit.
Sipas ministrit, ndarja mes përgjegjësisë politike dhe asaj penale është thelbësore në këtë rast. Përgjegjësia penale, tha ai, u takon individëve dhe duhet të përcaktohet përmes procesit gjyqësor.