Foto: Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza

Kuvendi i Shqipërisë miraton pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në Gaza

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza. Projektligji për këtë pjesëmarrje mori 106 vota pro.

Pas rikthimit të deputetëve në sallën e seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, sinjalizoi kalimin e menjëhershëm në votim. Deputetët miratuan edhe projektligjet e tjera të propozuara në seancë.

Menjëherë pas votimit, seanca plenare u mbyll. Rikthimi i deputetëve në sallë dhe zhvillimi i votimit u shoqëruan me tensione dhe zhurmë nga opozita.