GJKKO vazhdon arrestin në shtëpi ndaj Vlora Hysenit
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Vendimi i gjykatës konfirmon se Hyseni do të mbetet nën këtë masë sigurie. GJKKO e publikoi njoftimin lidhur me vendimin e marrë për ish-drejtoreshën e SHISH-it.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur më 23 shtator kërkesën për marrjen në pyetje të Hysenit. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi vazhdimin e masës “arrest në shtëpi”.