Foto: Sulmet ruse me raketa dhe dronë vrasin të paktën tetë persona në Ukrainë

Sulmet ruse me raketa dhe dronë vrasin të paktën tetë persona në Ukrainë

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën tetë persona në Kiev dhe në rajonin e Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmet ndodhën më 24 shtator, disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gjatë fjalimit, ai i bëri thirrje botës që të rrisë presionin ndaj Rusisë.

Zhvillimi vjen në një kohë kur në Perëndim janë shtuar shqetësimet për sulme hibride, krahas sulmeve të drejtpërdrejta ndaj Ukrainës. Në të dhënat e deritanishme nuk jepen detaje të tjera për pasojat e sulmeve apo për numrin e të plagosurve.