Crvena zvezda publikon mesazh nacionalist për Banjskën
Klubi serb i futbollit Crvena zvezda ka publikuar një mesazh me përmbajtje nacionaliste në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Lavdi e përjetshme heronjve të Banjskës”, thuhet në mesazhin e publikuar në kanalet zyrtare të klubit. Shkrimi u referohet tre serbëve që u vranë gjatë përleshjeve me Policinë e Kosovës.
Mesazhi i Crvena zvezdës e rikthen në vëmendje sulmin e armatosur në Banjskë dhe mënyrën se si klubi ka zgjedhur ta përkujtojë këtë ngjarje.