SHBA-ja dhe Irani shqyrtojnë marrëveshje për rihapjen e Hormuzit
Negociatorët amerikanë dhe iranianë në Nju-Jork po shqyrtojnë një marrëveshje me faza që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës ekonomike ndaj Teheranit, sipas burimeve të afërta me bisedimet.
Sipas propozimit në shqyrtim, Irani do të rihapte ngushticën, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të hiqnin bllokadën ekonomike ndaj Iranit. Këto hapa do të zbatoheshin në kuadër të një marrëveshjeje të ndarë në faza.
Bisedimet po përballen me një pengesë të rëndësishme, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të heqë dorë e para nga mjetet e presionit që ka në dispozicion. Kjo e ka vështirësuar arritjen e një dakordimi mes dy palëve.